Tani lërmëni të qetë
Mësohuni me mungesën time
Erdhi ora të mbyll sytë dhe të përmend pesë gjëra,
gjërat më thelbësore
E para dashurinë e pafund.
E dyta vjeshtën
Nuk mund të jetoj pa gjethet që bien për t’iu rikthyer dheut
E treta dimrin e ashpër, shiun që kam dashur,
Ngrohtësinë përkëdhelëse të zjarrit në acar
E katërta rrotullimin e verës porsi shalqini.
E pesta sytë e tu
Nuk mund të më zërë gjumi pa to
Nuk mund të ekzistoj pa ndjerë vështrimin e tyre
Bëhem i gjithi pranverë kur ti më sheh 
Miq këto e kaq dua
Thuajse asgjë, pothuajse gjithçka
Tani nëse dëshironi largohuni
Kam jetuar aq sa një ditë duhet të më harroni,
Më fshini nga libri
Zemra ime ka qenë e pafundme
Meqenëse dua heshtjen, mos kujtoni se kam vdekur,
përkundrazi jam më i gjallë se kurrë
Asnjëherë nuk jam ndjerë si tani
Asnjëherë nuk kam marrë kaq shumë puthje
Tani si përherë është herët   
Drita fluturon me krahët e saj
Lërmëni pra vetëm me ditën
Kërkoj leje për të rilindur.

Në shqip: Samir Perihana

*Titulli i origjinalit: “Tani”

By