Esad Mekuli
Po zgjohem, po ngrihem, po rritem –
Dje e sod: dy botna në kundërshtim.
-O, dita që me kohë e pritëm
agoi… Qe – po ecim në shpëtim!
D j e – të shkelun me shekuj, n’robni
(pa gjuhë, pa shkollë, pa dritë!);
s o t – gëzohem, punojmë n’liri…
Agoi edhe për ne! Asht ditë./Mekuli Press/