E shqip flasin njerëzit dhe rrugët
………..Ua ndërruan emrat rrugëve.
U dyndën carët, knjazët, vojvodët
………..Nga mesjeta drejt fundshekullit.
Me shpata, heshta, ndryshk e temjan
………..Në Dardani e Ulpianë
………..Car Llazar, Carica Milica, Knjaz Millosh,
………..Nikolla Pashiq & co.
Bodani u strehua në kishë
………..Hasani në histori
………..Ua ndërruan emrat rrugëve
shesheve, lagjeve, soliterëve…
………..Në pikë të ditës.
Si të ishte Prishtina mes Shumadisë
………..e jo në zemër të Kosovës!
Askush s’i prek as s’i trazon ato
………..statujat e bronzta
………..grafitet në mure
………..portretet posterët tabelat
………..mësa tabutë
………..Njerëzit kalojnë kokulur
Si të ishin banorë të ndonjë planeti tjetër
………..E shqip flasin
………..Shqip, për besë!
Agim Vinica, Tetor 1996/ #MekuliPress.com