Kryeministri Kurti përmes një postimi ka bërë me dije rikthimin e Kosovës në EQAR dhe është një sukses i madh që dëshmon përkushtimin për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë sipas standardeve evropiane.
Ai kujton se anëtarësia ishte humbur më 2018 për shkak të ndërhyrjeve politike nga PAN.Gjithashtu thekson që Qeveria aktuale, që nga viti 2021, ka punuar për të garantuar pavarësinë dhe profesionalizmin e Agjencisë së Akreditimit.
Me rikthimin si anëtare me të drejta të plota, Kosova është tani e para në rajon që përfiton nga mundësitë evropiane në arsim dhe bashkëpunim ndërkombëtar, shkroi ndër tjera Kurti.
Postimi i plotë
Rikthimi i anëtarësimit të Kosovës në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR), është sukses i madh dhe i rëndësishëm i cili qëndron si dëshmi e punës dhe angazhimit për të rritur cilësinë e arsimit të lartë e përafruar atë me standartet evropiane.
Tashmë jo vetëm që u rikthyem anëtarë, por edhe me të drejta të plota, duke qenë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me këtë status. Të jesh anëtar i EQAR nënkupton edhe që universitetet dhe studentët tanë kanë mundësi të kenë qasje të plotë në programet e BE-së dhe të përfitojnë nga mobiliteti, bursat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.