Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës/

“Përsërite një gënjeshtër mjaft shpesh dhe ajo bëhet e vërtetë.” Kjo thënie, që i vishet Joseph Goebbels-it, shefit të propagandës së Hitlerit, është sot më e gjallë se kurrë në skenën politike të Kosovës. Ajo përshkruan në mënyrë të saktë strategjinë që po ndjekin partitë e dikurshme në pushtet, sot në opozitë, për të manipuluar të shkuarën dhe për ta paraqitur vetveten si “mbrojtës” të atyre që i kanë tradhtuar.

Në mesin e këtyre përpjekjeve propagandistike është edhe përvetësimi i qëndrimeve kundër “Gjykatës Speciale të Hagës”, një gjykatë që vetë këto parti, LDK, PDK dhe Lista Serbe, e themeluan dhe e votuan në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, nën presion për shkak se ishin të korrupatuar dhe pa u konsultuar hiq me qytetarët e Republikës.

Kur autorët e Gjykatës shiten si viktima

Gjykata Speciale u themelua me qëllimin për të hetuar dhe gjykuar pretendime për “krime lufte” të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së, një trupë çlirimtare që për shqiptarët e Kosovës është simbol i sakrificës dhe lirisë.

Në atë kohë, pikërisht partitë që sot bëjnë sikur “e luftojnë këtë padrejtësi”, jo vetëm që e mbështetën, por e mbrojtën me fanatizëm, me qëllim që të ruanin pushtetin e vet dhe të shmangnin presionin ndërkombëtar për shkak se ishin të korrupatuar dhe, si rrjedhojë, i frikësoheshin prapanicës së vet që mos t’i mbetet në burg. Sot, kur ish-udhëheqës të UÇK-së po gjykohen në Hagë, të njëjtat parti (LDK, LISTA SRBSKA dhe PDK) përpiqen ta paraqesin këtë monstrum juridik e politik si një “tragjedi që u erdhi nga jashtë”; dhe madje tentojnë ta përdorin politikisht si një sulm ndaj Qeverisë aktuale KURTI.

“Masa nuk ka ndjenjë për të menduar në mënyrë kritike. Ajo bie viktimë më lehtë e një gënjeshtre të madhe sesa e një të vogël.” Kështu shkruante nazisti që dogji mbi 57 milonë njerëz, Hitleri, në librin e tij propagandistik “Mein Kampf” (Lufta ime).

Dhe kjo është ajo që po bëjnë këta dallavergjinjë: po përpiqen t’ia shesin popullit një gënjeshtër të madhe; se kinse Gjykata Speciale nuk është produkt i tyre, por një pasojë e trysnisë ndëkombëtare!? Një përpjekje për ta “përmbysur piramidën”, ku viktimat e vërteta paraqiten si fajtorë, dhe fajtorët e dikurshëm si viktima të sistemit.

Përdorimi cinik i drejtësisë si propagandë

Është për të ardhur keq që për llogari të fitimit politik, opozita e sotme përdor edhe vuajtjet e luftës si armë për të manipuluar ndjenjat e publikut. Një drejtësi që duhej të ishte e pavarur dhe objektive, tash përdoret për të hedhur hi syve të popullit, për të fshehur përgjegjësinë që vetë këto parti e kanë në themelimin e kësaj gjykate jo të drejtë, jo demokraike e aspak të pavarur.

Goebbels e dinte mirë se si të ndërtohej një tregim që zhvendos fajin, që ndërton realitete të rrejshme/fiktive, që luan me emocionin dhe frikën. Ai thoshte:
“Që propaganda të jetë efektive, ajo duhet të kufizohet në pak pika dhe të përsëritet vazhdimisht.”

Sot kjo po ndodh pikërisht nga mediat e atyre që e sponzorizuan këtë Gjykatë: “Gjykata është kundër nesh”, po përtypet dhe ripërsëritet pa pushim nga ata që në fakt i hapën rrugën kësaj gjykate që është kundër nesh dhe është e padrejtë.

Dhe pyetja që mbetet është…

A do ta pranojë populli shqiptar këtë përmbysje të realitetit? A do t’i besojë përsëri atyre që manipulojnë faktet dhe luajnë me ndjenjat e shenjta të sakrificës kombëtare, vetëm për t’u kthyer në pushtet?

By