Egjipti ka përfituar një ndër marrëveshjet më të mëdha të furnizimit me gaz, që arrin në shifrën e 35 miliardë dollarëve. Ai do të blejë 130 miliardë metra kub gaz deri në vitin 2040, ose deri kur të konsumohet sasia e parashikuar për t’u shitur nga rezervuari ‘Levathian’ që zotërohet në masën 45.3% nga grupi “Delek”.
Kjo është marrëveshja më strategjike e eksportit realizuar ndonjëherë në Mesdheun Lindor dhe e fuqizon pozitën e Egjptit si distributori kryesor në rajon
është shprehur drejtori Ekzekutiv i NewMed, Yossi Abu.
Nga rezervuari në fjalë, Izraeli merr gaz për nevoja të brendshme që nga viti 2019 dhe eksportet nisën që nga janari 2020.