Kimete Berisha

– Shqiptarët nuk kanë pasur rast të shohin politikan më të Vetmuar dhe më të përndjekur se sa Albin Kurti.

– Të gjitha Institucionet, të

gjitha mediat, pa përjashtim, të gjithë gazetarët janë kundër Albin Kurtit.

– E para e ka nisur PDK, e flaktë për ta shpallur terroriste ‘Vetëvendosjen’…

kështu vepruan në atë kohën kur përuleshin para pllakës përkujtimore serbe ku shkruhej në serbisht se ‘Serbët u vranë nga terroristët e UÇK – së’.

(Ata e dinin se çfarë shkruante në atë pllakë…!)

– Me çka e tërheq gjithë këtë armik Albin Kurti?

– Për shembull njëfarë Sh. Maliqi, ia pa hairin Albin Kurtit, e u mësua të flas shqip duke e sharë!

– Pse?

Çfarë e motivon Maliqin?

– Si ndodhi që një ‘dashnor’ i Serbisë nervozohet aq shumë që Albin Kurti është ‘antishqiptar’!

– Çfarë e motivon njëfarë dogmat- gazetari të Shqipërisë të shkruaj kaq shumë kundër Albin Kurtit e me kaq zjarr… e në të njëjtën kohë të puthet’ prapa grilave të burgut me Erion Velinë?

– Merr pare?

– E urren me parapagim?

– Apo i ka thënë Edi Rama- urreje.

(Urrejtja e Edi Ramës e ka njëfarë

sharmi, ama dashuria e tij, për Hashim Thaçin për shembull, është qesharake…shumë).

– Pse gazetarët e urrejnë Albin Kurtin?

Sepse, përveç arsyeve materiale, u duket sikur i ‘nënçmon’…

Me çka?

– Me superipritetin e tij?

– Me impulsivitetin e tij?

– Apo që u duket i vetëmjaftueshëm?

– Kur Albin Kurti i ka fituar zgjedhjet, në fakt nuk i ka fituar, sepse Institucionet, administrata, gjykatat, policia, të gjitha pa përjashtim janë të PDK-së dhe të LDK-së.

S’ka pasur mundësi të jetë ndryshe.

– Në të gjitha Institucionet, PDK dhe LDK i kanë ‘njerëzit e tyre’ që vendosin.

Epoka kleptokratike-klienteliste…nuk ka përfunduar…

zgjat qe njëzet e kusur vjet.

– Pra, Albin Kurtit i bie se i ka udhëhequr Institucionet ‘e privatizuara’ nga LDK e PDK.

– Dhe, prandaj dukej i ‘huaj në qeverisjen e tij, sepse nuk kishte çka të udhëhiqte…

– Është njësoj sikur të bëhesh Zot i shtëpisë së ‘uzurpuar’.

– Kosova është e korruptuar, gjithmonë ka qenë dhe ky nuk është lajm që është më

e varfëra dhe hajnesha më e madhe.

– Për të shkretëruar pa dhimbtë, çkado që u del përpara, shqiptarët së pari e morën yrnekun nga UNMIK-u…!

– Nuk do të ishte logjike dhe e natyrshme që në një vend qind për qind të kapur, vetëm Gjykata Kushteuese të jetë e ‘pavarur politikisht’.

-Nuk ka mundësi!

– Prandaj, Gjykata Kushtetuese i ka hyrë Kushtetutës mes për mes si Kali i Trojës…

– Sepse, qjnd për qind është duke vepruar me urdhëra politkë.

– Kjo është tragjike, por jo e çuditshme!

– Pasi që për katër viite kanë dështuar ta ç’kapin pushtetin nga bandat kriminale,

e meritojnë këtë vendim të ‘lirë dhe privat’ të Gjykatës që thotë se ‘Para një muaji ke pasur të drejtë në votim të fshehtë, e tash jo, s’ke më të drejtë..!

– Për katër vite, Drejtësia në Kosovë është udhëhequr nga një grua që synim kryesor e ka pasur të duket ‘seksi’!

– Prandaj, joserioziteti e sjell joseriozitetin!

P.S. 1. Një legjendë:

– Para një muaji, nga partitë politike kam ‘dëgjjuar’ se ‘ambasadat e huaja kanë kërkuar nga opozita që të mos bashkëpunojnë me Albin Kurtin’!

– Vetmia e tij ndoshta është fat…

ndoshta është e orkestruar, por gjithësesi është e çuditshme sepse është kolektive…

dhe për kush ka ende ndjenja, është edhe pak e dhimbshme!

P.S. 2. Në të vërtetë, unë e pata nijet t’u disponoj me një shkrim për dashurinë…por qe…sonte nuk është shkruar rë disponohemi…

se vuajtja është shkruar para dashurisë…

‘Ne të gjithë jemi ngapak të sosur pa nevojë’!

By