Gjermania do të pezullojë eksportet e armëve në Izrael, të cilat mund të përdoren në Rripin e Gazës. Kështu tha kancelari Friedrich Merz në reagim ndaj planeve të Izraelit për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës. Merz tha se qeveria e tij nuk do të miratojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake në Izrael që mund të përdoren në Gaza deri në njoftim të mëtejshëm.
Në këto rrethana, qeveria gjermane nuk do të autorizojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës deri në njoftim të mëtejshëm
citohet ai.
Historikisht, Gjermania ka qenë një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve për Izraelin.