Mediat izraelite raportojnë se Serbia është vendi evropian që qëndron pas marrëveshjes prej 1.64 miliardë dollarësh të nënshkruar me gjigantin izraelit të mbrojtjes “Elbit Systems”.

“Elbit” javën e kaluar njoftoi marrëveshjen për furnizimin e sistemeve të saj të artilerisë dhe raketave me qitje të saktë, me rreze të gjatë veprimi dhe mjeteve ajrore pa pilot, por nuk e përmendi emrin e klientit.

Si pjesë e kontratës pesëvjeçare të mbrojtjes, Elbit do të furnizojë një sërë sistemesh luftarake ajrore pa pilot të mundësuara nga inteligjenca artificiale, duke përfshirë dronë të operuar personalisht për përdorim taktik dhe operacional.

Bëhet fjalë për një kontratë për furnizimin e raketave të artilerisë të saktë me rreze të gjatë veprimi të Elbit dhe produkteve të mbrojtjes të pajisura me inteligjencë të avancuar, për mbikëqyrje dhe zbulim të objektivave, si dhe sisteme sinjalizuese të komunikimit dhe inteligjencës,  të njohur ndryshe si ISTAR. 

By