Nga Mr Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës/
Të nderuar viktima të propagandës serbe,
Të nderuar ambasadorë,
Nuk është ndaluar komuniteti serb; është ndaluar një parti e vetme, Lista Serbe, që ka shërbyer si zgjatim i Beogradit dhe ka trashëgimi terroriste. Kjo nuk është sulm mbi demokracinë, por mbrojtje e saj.
Edhe shtetet tuaja kanë bërë të njëjtën gjë:
1. Finlanda ndaloi partinë “Sinimusta Liike” si anti-demokratike dhe ka përjashtuar kandidatë për qëndrime pro-ruse.
2. Spanja e shpalli të paligjshme Batasunën për lidhjet me ETA, vendim i konfirmuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
3. Gjermania ka mekanizmin e “demokracisë luftarake” për të ndaluar partitë që rrezikojnë rendin kushtetues.
4. Moldova ka ndaluar disa parti pro-ruse që minonin stabilitetin.
Atëherë, pse standard tjetër për Kosovën?
A po e mbroni demokracinë dhe Kushtetutën tonë, apo po i bëni shërbim Vuçiçit? Sa parti serbe janë të çertifikuara sot? Pse shërbeheni me propagandën serbe?
Ja faktet se nuk është ndaluar komuniteti serb (pakica serbe), por vetëm partia që ka lidhje me terorizmin:
Nga të dhënat e KQZ-së për çertifikimin e subjekteve politike rezulton se nga 92 subjekte të çertifikuara, 12 prej tyre apo 13% janë te komunitetit serb si ne vijim:
1. Za Slobodu Pravdu i Opstanak
2.Kosovski Savez
3.Srpski Narodni Pokret
4.Lubisa Rakinac, kandidat i pavarur per kuvend komunal ne Shtërpcë
5.Srpska Narodna Sloga në Kllokot
6. Iniciativa Qytetare KORENI ne Leposaviç
7. IQ UJEDINJENJE në Zveçan
8. IQ Pravda i Jednakost në Shtërpcë
9. IQ Opstanak në Novobërdë
10. IQ Novo Lice-Narodna Pravda në Leposaviç, Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut
11. IQ Sever za Sve në Mitrovicë të Veriut
12. Kandidate e pavarur Katarina Adjancic në Mitrovicë të Veriut