Me afrimin e ditëve të ngrohta, shumë prej jush kanë filluar të mendojnë për pushimet verore..ku kryefjala si gjithmonë është deti. Shumë prindër të rinj mund të mendojnë se ndoshta kjo nuk është ide e mirë pasi fëmijët janë trazovaçë dhe nuk zënë kurrë vend. Në fakt, është krejt e kundërta, vajta në plazh mund të kthehet në një eksperiencë shumë argëtuese për foshnjen, sigurisht duke ndjekur të gjitha rregullat e sigurisë. Më poshtë do të listojmë gjashtë arsyet pse duhet të shkoni në plazh me fëmijët.
1.Zbulojnë gjëra të reja: Kjo është shumë e rëndësishme sepse favorizon zhvillimin e aftësive motorike të fëmijës, e bën atë të njihet me botën si edhe kontribuon në zhvillimin gjuhësor. Fëmija zhvillohet pikërisht nga shqisa e të prekurit, uji, rëra e ngrohtë dhe e ftohtë, era etj.
2.Do të ndihen më të qetë: Zhurma e detit është një prej “zhurmave të bardha” që e ndihmon fëmijën të qetësohet dhe të flejë më mirë. Kjo ndodh sepse fëmijës i kujtohet zhurma që dëgjonte ndërsa ishte brenda barkut të nënës.
3.Njohin më mirë natyrën:  Plazhi do t’i bëjë ata ta dashurojnë natyrën, e cila do të jetë një oaz mirëqënie për shëndetin e tyre. Duke shëtitur në natyrë ata do të kenë më pak shanse për t’u prekur nga obeziteti si edhe do të kenë zakone më të mira së të jetuarit.
4.Provojnë shijen e kriptësisë së detit dhe ajrit me jod: Kripa është një prej kurave më natyrale për të trajtuar shumë probleme, duke filluar nga hunda e bllokuar dhe deri tek ekzemat në lëkurë. Ndërsa uji i oqeanit përmban magnez si edhe kripa e tij ndihmon në reduktimin e irritimeve të lëkurës.
5.Marrin vitaminë D:Fëmijët nën 6 muajsh duhet të qëndrojnë nën hije dhe të mbrohen me çdo kusht nga rrezet e drejtpërdrejta të diellit. Më pas rrezet e drejtpërdrejta janë shumë të rëndësishme për të prodhuar sasinë e nevojshme të vitaminës D. 5-10 minuta në ditë do të ishin të mjaftueshme, dhe nëse fëmija juaj ka një lëkurë me tonalitet më të errët do të ketë nevojë për më shumë rreze.
6.Argëtohen në det: Fëmijët nuk mërziten asnjëherë në plazh, edhe nëse i çoni shpesh. Gjithmonë do të gjejnë mënyra të reja për të eksploruar botën dhe për të fituar aftësi të reja.
Shënim: E kush nuk kënaqet duke parë byçat e vogla që lahen pllaq-plluq si rosak.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress