Mushkonjat janë problem i çdokujt gjatë verës, gjë e cila përveç bezdisë sjell edhe transmetimin e shumë sëmundjeve. Madje një nga sëmundje më të rrezikshme siç është malarja.

Koha e verës është e përkryer për të shijuar mbrëmjet e ngrohta jashtë, mirëpo këtë gjë e prishin mushkonjat.

Nëse dhe ju jeni nga ata që keni shenjat mushkonjave në këmbë gjithë kohës duhet të dini se ka disa arsye që jeni të “preferuarit e tyre”.

Djersiteni
Nëse jeni në piknik me familjen dhe po luani për këtë arsye jeni djersitur, atëherë ju keni më shumë gjasa të tërhiqni vëmendjen e mushkonjave që janë tërhequr nga lëvizja dhe acidin laktik në djersën tuaj.

Gjakun tuaj
Mushkonjat janë të lidhura me llojin e tipit të gjakut, që do të thotë kanë preferojnë vetëm personat me gjakun që ato e shijojnë. Quajeni veten me fat nëse keni grupin e gjakut A pozitiv pasi mushkonjat nuk janë të tërhequra fare nga ky lloj grupi.

Parfumi
Mushkonjat tërhiqen nga erërat e parfumit dhe nëse parfumoseni, ju rrezikoni që të pickoheni nga mushkonjat më shumë se zakonisht.