Luftëtari i lirisë, pjesëmarrësi i dy luftërave çlirimtare në Kosovë e në Maqedoni, Frashër Oseku, ka publikuar në median sociale facebook mendimin e tij rreth asaj se, kush është meritori për çlirmin e Kosovës nga pushtuesit serb.
Z. Oseku është vetja në mendimin e tij, nuk i bënë qefin mendimit imponues të pushtetit, por është i drejtëpërdrejtë dhe argumentues, shkruan shkruan MekuliPress.

Ja argumentimi i Osekut:

“20 vjetori i çlirimit. Kujt ti faleminderoj?

Kush me teper se familja Jashari e meriton?
Kush me teper se deshmorët e deshmoret e Kombit e meritojne?
Kush me teper se çdo invalitet e UÇK-se e meritojne?
Kush me teper se çdo ushtarë/ushtare, qe rroken pushken e meritojn?
Kush me teper se viktimat civile qe u masakruan dhe u vrane se ju e meritojne?
Kush me teper se Shqiperia meriton qe hapi krahet, hapi zemren per ti qen ne krahe vllezerve/motrave nga Kosova.

Une ju faleminderoj juve dhe ju perkulem.
Se pa ju NATO s’do gjente rrugen per tek ne.”, përfundon Frashër Oseku, përcjellë MekuliPress.

/www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress