Presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar edhe sot zhvillimet politike duke shfaqur ndoshta të parin qëndrim që ngre pikëpyetje mbi legjitimitetin e Parlamentit. 

Presidenti është zgjedhur nga parlamenti jo nga ky, nga një parlament plotësisht legjitim, por Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon vetëm shqiptarëve, besoj se jam shumë i qartë, tha ai gjatë një komunikimi me gazetarët. 

Presidenti ka bërë të qartë edhe mendimin e tij sipas të cilit dekreti i shfuqizimit të datës së zgjedhjeve nuk mund të shqyrtohet nga gjykatë tjetër veç asaj Kushtetuese