Qentë endacakë në qytetin e Suharekës sipas të gjitha gjasave janë helmuar nga dikush. Ata janë parë në qytet duke bërë lëvizje të çuditshme.

Komuna e Suharekës nuk merret me ta, kurse në anën tjetër nuk ka një institucion që mund të merret me qentë endacakë.

Marrim vesh se veterinerët e Theranda Vets u kanë dalur në ndihmë këtyre qenëve, mirëpo shumë prej tyre s’kanë mundur të shpëtojnë.