Dua Lipa është bërë qendra e vëmendjes që pas ndarjes nga i dashuri i saj Isaac Carew.

Menjëherë më pas nisi të përflitej se ajo ishte në një lidhje të re me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid, Anwar. Por nuk është mjaftuar me kaq, tabloidë të ndryshëm tashmë pretendojnë se 23-vjeçarja ka shkëmbyer një puthje me Dj e famshëm Diplo i cili gjithmonë i lë komente pikante në foto.
Ditën e kaluar menjëherë pasi dolën këto thashetheme Dua ka postuar disa foto ku shkruante: “Unë duke u drejtuar nga ndershmëria e cila vendosi të më braktiste dje mbasdite. Nëse e gjeni ka një shpërblim të madh” ,-shkruajti ajo me humor.