Konkretisht edhe nëse jeni duke parë në ekranin e telefonit dhe jo kamerën e tij, funksioni e bën të duket sikur po shikoni direkt tek kamera.

FaceTime në iOS 13 ka një opsion të ri që do ta dashuroni

Apple ka shtuar një funksion të ri të quajtur “FaceTime Attention Correction” në versionin e fundit beta të iOS 13.

Ky funksion bën një diferencë të madhe duke të dhënë ndjesinë se me të vërtetë po flisni me dikë ballë për ballë.

Konkretisht edhe nëse jeni duke parë në ekranin e telefonit dhe jo kamerën e tij, funksioni e bën të duket sikur po shikoni direkt tek kamera.

Është një përmirësim i madh sepse shumica e njerëzve kur bashkëbisedojnë shohin në ekran dhe jo në lenten e zezë në krye të telefonit.

I vetmi zhgënjim, funksioni është i disponueshëm vetëm në iPhone XS dhe XS Max duke na bërë të mendojmë se funksionon vetëm me teknologjinë më të fundit të kamerës.

Mund të jetë si rezultat i procesori të përpunimit të sinjalit të imazhit përfshirë në çipin A12 i cili fuqizon iPhone XS dhe XS Max. Ky procesor ofron përmirësime edhe në HDR dhe efektet e dritës gjatë fotove portret.

Megjithatë mbetet për tu parë nëse në versionet e ardhshme të iOS mund të zgjerohet në telefonët e tjerë përpara se iOS 13 të mbërrijë në Shtator.