Teksa plakemi, aftësia për t’iu përgjigjur në mënyrë të menjëhershme ndaj nxehtësisë së verës mund të bëhet një problem serioz. Njerëzit e moshuar janë në rrezik të konsiderueshëm, për t’u prekur nga sëmundjet të lidhura me ngrohjen, të njohura si hipertermia. Hipertermia përfshin ënjtje tek këmbët, marrje mendsh të papritur si dhe lodhje.

Ekspertët në Institutin Kombëtar për Plakjen, si pjesë e Instituteve Kombëtare të Shëndetit, thonë se duke ditur se cilat faktorë mund të rrisin mundësitë për t’u prekur nga këto sëmundje, mund të parandalojnë në kohë rrezikun.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve tek të moshuarit, për shkak të temperaturave të larta, janë qarkullimi jo i mirë i gjakut si dhe djersitja jo efikase. Gjithashtu,  problemet me zemrën, mushkëritë dhe sëmundjet e veshkave shkaktojnë dobësi të përgjithshme. Faktorët e jetesës, si lagje shumë të nxehta në të cilat ju banoni, mungesa e transportit, vizitimi i vendeve të mbipopulluara,  gjithashtu mund të rrisin rrezikun, që i nxehti të ndikojë negativisht tek moshat e treta.

Njerëzit e moshuar, duhet të qëndrojnë brenda në ditë veçanërisht të nxehta dhe të lagështa, veçanërisht kur ka efekt alarmi për ndotjen e ajrit. Për të qëndruar sa më freskët, duhet të pini shumë lëngje dhe vishni rroba të lehta me ngjyra të ndezura në pëlhura natyrale. Njerëzit pa kondicionerë duhet t’i mbajnë shtëpitë e tyre sa më të ftohta, ose të shkojnë në një vend të freskët.

”Pushtimi i nxehtësisë” është një formë e rëndë e hipertermisë që ndodh kur trupi mbushet nga nxehtësia dhe nuk mund të kontrollojë më temperaturën e tij. Nëse, ndjeni se temperatura e trupit tuaj është shumë e lartë, aplikoni një leckë të ftohtë, të lagur në duar, qafë, sqetulla, dhe ije. Këto janë vende ku gjaku kalon afër sipërfaqes së lëkurës dhe një leckë e ftohtë mund të ndihmojë të ftohtë gjakun, dhe të neutralizojë temperaturën në trupin tuaj.

Së fundmi, rekomandohet që të shmangni daljet në orët kur dielli është shumë i fortë, dhe të konsideroni idenë e shëtitjeve në mëngjes shumë herët ose pasdite vonë. Por dhe në këto raste, nuk duhet të neglizhoni faktin që duhet të merrni me vete një çadër me vete që t’iu mbrojë nga rrezet e diellit, si dhe një shishe ujë në rast se ndjeheni të dehidratuar.