Leonardo DiCaprio pritet të prezantojë “Ice on Fire”, dokumentari që analizon situatën dramatike ambientale të planetit tonë.

Aktori ka shfaqur prej kohësh interes për çështjet e ambientit dhe ka mbështetur fushata në mbrojtje të kësaj tematike. “Ice on Fire” ka për regjisore Leila Conners dhe zëri narrator është i vetë DiCaprio.

Dokumentari analizon se si teknologjitë e reja kanë aftësi të ndërhyjnë në procesin që po çon në ndryshimet katastrofike klimaterike, shpesh të shkaktuara nga vetë njeriu.

Synimi i dokumentarit është të sjellë dhe zgjidhje konkrete të mundshme për problemin, për të ofruar shpresa të reja për Tokën.