Kylie Jenner njihet për shumë gjëra, por padyshim një nga më të diskutuarat është pasuria e saj. Me siguri e mbani mend sa shumë u fol për motrën më të vogël të familjes Kardashian-Jenner kur u shpall nga ‘Forbes’ femra më e re në moshë që arriti të bëhet milionere. Ylli televiziv po i shfrytëzon në maksimum të ardhurat e saj të majme dhe një nga mënyrat me të cilat ka zgjedhur ta bëjë këtë është blerja e makinave luksoze që kanë mbushur oborrin e shtëpisë së saj. Me një foto të shkrepur pikërisht para tyre, Kylie ka ndarë me të gjithë ndjesitë që i ka sjellë e premtja. Në foto dallohet edhe blerja e fundit e biznesmenes, e cila i kushtoi shumë.
Kylie ka folur shpesh për pasionin e saj për makinat dhe shpejtësinë, jo më kot një pjesë e pasurisë së saj shkon si investim për to.