Ritaj dhe Rital lindën të bashkuara në kokë. Tetë vite më pas ata u takuan me mjekët që i shpëtuan jetën, duke kryer një operacion tepër të komplikuar.

Vajzat lindën në Sudan dhe operacioni u krye në një spital në Londër. Më pas vijuan edhe katër operacione të tjera brenda tre muajsh.

“Shpresoj që vajzat e mija të kenë një jetë normale” shprehej atëherë babai i binjakeve.

Sot 8 vite më pas vajzat e tij jetojnë një jetë si të gjithë fëmijët e tjerë normalë.

“Ëndrra mu bë realitet. Vajzat janë shumë mirë” thotë i ati.

Kirurgët tregojnë se suksesi i operacionit ka të bëjë me faktin që ndërhyrja kirurgjikale u bë në vitin e parë të jetës.

Familja tani jeton në Irlandë dhe janë në pritje të një fëmije të tretë.