Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një paraqitje në rrjetin social Facebook, ka thënë se prokurori i larguar nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elez Blakaj do të mund të kthehet në Kosovë nëse Vetëvendosja vjen në qeveri.

“Do ta kthejmë Elez Blakajn në Kosovë, të cilin e përndoqën nga Kosova. Me qeverinë tonë të re do të mund të kthehet në vendin tonë” tha Kurti.

Ai gjithashtu akuzoi edhe pushtetarët se mund të kenë pasur lidhje me skandalin e “Panama Papers”. Në këtë skandal ishin përfshirë shumë persona e politikanë, të cilët kishin arritur të fshehin paratë e tyre në shtetin e Panamasë. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”