Çfarë nuk dimë për shëndetin mendor të fëmijëve

Edhe fëmijët e vegjël mund të dua të vetëvriten, kjo ndodh zakonisht kur fëmija është i ekspozuar ndaj traumave në fëmijëri. Në disa raste ata mund të tentojnë vetëvrasjen, ndërsa në raste të tjera mund të shfaqin problem të shëndetit mendor.

Shenjat që tregojnë se fëmija juaj mund të ketë nevojë për kujdes profesional

Shpesh fëmijët e shprehin gjendjen e tyre të rënduar mendore përmes sjelljes. Për shembull, fëmijët që vuajnë nga ankthi mund të ankohen shpesh për dhimbje stomaku, dhimbje koke apo mund të kërkojnë shpesh që të shkojnë në shtëpi pasi ndjehen keq. Të tjera shenja që tregojnë probleme tek fëmijët janë dhe humbja e interesit për të zhvilluar aktivitete që pëlqenin dikur, si dhe mbyllja në vetvete.

Fëmijët që përballen me ankthin mund t’ju bëjnë shpesh pyetje të përsëritura. Ata duan të dinë planin e ditës si dhe kanë nevojë që të njoftohen vazhdimisht në lidhje me mbarëvajtjen e planeve. Nëse fëmija juaj vuan nga ankthi, apo depresioni është e mira që ta çoni tek mjeku për të parë dhe për të eleminuar tendencat suicidale, në rast se ekzistojnë apo kanë tendenca për t’u shfaqur.

Në disa vende të botës ekzistojnë programe të cilat i ndihmojnë familjet që përballen me këto probleme që të mund t’i paraprijnë më të keqes si dhe që të mund të jetojnë një jetë normale me fëmijët e tyre. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”