Edhe pse demokracia është sistemi më i përhapur sot në shoqërin moderne, shumë njerëz e ndjejnë se shumica nuk është e edukuar ose mjaftueshëm inteligjente për ta udhëhequr veten mirë.

Platoni i shihte gjithashtu një numër të problemeve të demokracisë Greke të asaj kohe. Ai e ndjenjte se njerëzit e zakonshëm nuk janë ekspertë dhe janë të prirur për vendimarrje të pa informuar.

Tek libri “Shteti” Platoni gjithashtu thoshte se politika mund ti tërheq individët që kërkojnë pushtet, të cilët më shumë janë të motivuar nga e mirë personale se sa ajo e përgjithshme, rrugë e cila dërgon në korrupsion dhe tirani. Ai konkludonte se politika kërkon ekspertë dhe udhëheqës të drejtë të cilët janë të zgjedhur me kujdes dhe të trajnuar.

Platoni besonte se ekzistonin tre pjesë të shpirtit njerëzor dhe në bazë të kësaj ai propozonte që njerëzit të ndaheshin në tre klasa, varësisht se cila pjesë e shpirtit ishte dominuese tek ata.

Njerëzit të cilët dominohen nga pjesa apetitive (njerëzit që karakterizohen me një dëshirë natyrore për ti përmbushur nevojat trupore) janë ata që udhëhiqen nga dëshirat bazike dhe duhet të bëhen punëtorë (kjo përfshin biznesmenët, profesionistët etj.)

Ata që dominohen nga pjesa shpirtërore duhet të jenë ushtarë dhe policë, sepse ata mund ti kontrollojnë dëshirat e tyre, e kanalizojnë energjinë dhe prandaj janë të guximshëm dhe besnik, por nuk janë të aftë për ti marrë vendimet më të mira politike.

Në fund, ata që dominohen nga arsyeja, filozofët, janë të aftë për gjykime logjike dhe prandaj janë të aftë për të udhëhequr.

Platoni besonte se vetëm filozofët janë të aftë për ti parë format e vërteta të së mirës, virtytit dhe drejtësisë. Sipas Platonit, filozofët gjithashtu do të ishin në gjendje ta kuptonin se të jetosh virtytshëm është lloji më i mirë i jetesës dhe se ai virtyt do ta refuzonte interesin vetiak

Përgatiti: ALLA ZAYKOVA
Përktheu: Shkumbin Nebihi/MekuliPress /