Jo jo, është krejt ndryshe, LVV-ja nuk është alternativë e njëres nga këto partitë, ëshë opsioni i vetëm në çkapjen e shtetit.

Këto zgjedhje nuk janë retorikë e barazimit dhe shpërndarjes së fajit në kulubin e partive politike, e as debat për fytyrat e figurat politike, dhe as përballje për t’i matur forcat, kinse për të bindur qytetarët. Kanë 20 vjet qytetarët që janë duke u bindur se ku mund të arrijë e keqja. Nuk mundë të manipulohet më populli me shtëpitë e ndërtuara për fukarenjët. E dijnë mirë qe i vodhën paratë për t’i bërë fukarenjë që mandej të i dërgojnë edepsuzët që të ju shkelin edhe dinjitetin, kinse ne TV po ju japin çelësat e banesës. Të gërrditur janë populli, të gërrditshëm jane edepsuzët. Nuk i pranon as feja e as kombi.

Shumë qartë, shumë shqip po e them, këto zgjedhje janë për zgjedhjen ndërmjet:

të keqës dhe të mirës;
të zezës dhe të bardhës;
ndarjes dhe bashkimit;
korrupsionit dhe pastertisë;
krimit dhe ligjit;
shpërbërjes- shtetndërtimit;
analfabetizmit dhe edukimit;
pëzënies dhe qëndrimit;
qymyrit dhe të gjelbres;
rrenës publike dhe fjalës së mbajtur;
pandershmërisë- dhe nderit;
injorancës dhe respektit;
kushërinjëve/ tezakëve dhe profesionistëve;
bërllokut dhe pastërtisë

Të gjitha matjet publike tregojnë që LVV-ja dhe Albin Kurti prijnë në përkrahjen e votuesëve, si opsion i vetëm dhe krejt ndryshe nga të tjerët, që kanë hipotekat e së kaluarës dhe kanë investuar duke përfituar, në situatën të cilën jemi. Më e rëndësishmja është që qytetarët e kanë të qartë që LVV është e vetmi opsion, dhe në fakt ka qenë gjithmonë që kur u nis mbrapshtia e procesit.

Qytetari e di që LVV ishte e vetmja që punonte dhe kundërshtonte që mos të arrijmë këtu ku jemi, ka protestuar vazhdimisht kundër rrjedhave dhe vendimeve që na kanë sjellur këtu, ka kundërshtuar hapur me argument për gabimet e bëra në vazhdimësi. LVV nuk është thjeshtë një subjekt në garë, por është opsioni i vetëm që ka prezantuar dhe garanton një qeverisje me duart të pastra.

LVV është goditur nga brenda, është joshur për ta ndryshuar kursin, që të ngjyej gishtat në lojën e jahtëve dhe tenderëve, është goditur dhe nuk ështe lëkundur para këtyre lojrave të ndyra. Është investuar me qindra mijëra euro ne demonizimin dhe krijimin e imazhit me propagandë kundër LVV dhe Kurtit. Pse? Sepse vetëm keshtu mund të vazhdojnë grabitjen, grryerjen e temelit të shtetit, spese vetem pa LVV kane mundur te harlisen neper haremet e botës me paranë publike.

Në Prizren LVV ka trashëguar qeverisjen më të kriminalizuar që ka mbrapshtuar të gjithë komunën nën udhëheqjen e Ramdan Mujës, që ka qenë me shumë në gjyaktore si akuzuar, sesa në zyrën e tij si kryetar, e tani kërkohet që për më pak se dy vjet të bëhet mrekullia, duke e sabotuar kryetarin atje nga secila pozitë dhe në të gjitha format.

Kush ka ikur nga LVV, ata që dikur kanë folur për arrestimet e hajnave, për haraçin, për të këqijat e tyre, dhe kanë përfunduar në gjirin e po atyre që k kishin vjellur vrerë, me konfidencën e njejtë që dje iu votuan buxhetin, përfituan për vete, e sot thurin lavdata e i bëjnë figura mistike e te forta, dhe me fuqi të “mbinatyrshme”, po ata qe i quanin haraçexhinj e kriminel, dmth duke e kritikuar vazhdimësinë e keqbërjes, i jane bërë pjesë vazhdimit- kot nuk e kuptojnë ata këtë- kush beson në këtë hipokrizi. Sikur nuk i pamë se çfarë benë- një dyzinë ministrash, qindra zëvendes minisitra, tezak, dhendurë e kusherinjë shteti.

Dallimi është, se atëherë kanë qenë me mandat qytetarë, e tani është me mandat të tradhëtisë ndaj qytetarit. Kjo vulë nuk venitet, është tatuja e përjetëshme. Sigurisht që duhet injoruar zhurmën manipulative e cila kërkon vëmendje … zhurma e tyre më kujton ata minikët e vegjël me bishtin e krehur e të krekosur që vëmendjen e kanë ushqim.

LVV nuk është alternativë, është opsioni i vetëm në këto zgjedhje, për ta çkapur shtetin dhe për ta kthyer drejt zhvillimit.