Të dhëna shokuese: Pse Serbia po i fshin adresat e qytetarëve vetëm në Medvegjë e Bujanoc?

Serbia po vazhdon t’i shkelë të drejtat e shqiptarëve në tri komunat sidomos në Komunën e Medvegjës. Mijërave prej tyre u janë fshirë adresat e vendbanimeve në regjistrat civilë. Një gjë e tillë u ka pamundësuar atyre edhe nxjerrjen e letërnjoftimeve, Beogradi ka nisur tash e një kohë fushatë të egër ndaj shqiptarëve në Medvegjë.

Rreth 5000 shqiptarë janë shlyer nga listat e regjistri civil për shkak të ndërrimit të vendbanimit.

Samir Shahini, aktivisti politik, me shifra tregon që këto rregulla kryesisht janë bërë kundër shqiptarëve në Serbi.

“Rreth 0.01% të adresave që janë shitur maksimumi shkon në 2% Medvegja dhe 2% në Bujanoc, mirëpo Medvegja nuk është e vetmja komunë ku ka lëvizshmëri kaq të madhe ka pasur edhe në Nish e Beograd”.

Sipas Shahinit, shqiptarët e Medvegjës janë të zhgënjyer nga Kosova e Shqipëria, pasi nuk pritet më mirë prej Serbisë përveç spastrim etnik te shqiptarët.

“Ne nuk mundemi me prit më mirë prej Serbisë, si shqiptarë e kemi mësua këtë, me u ripërsërit dhe na është përforcuar bindja, por kemi pritë nga shteti i Kosovës, i cili ka këta shqiptarë në vijë kufitare”.

Në këto zgjedhje qytetarët e Medvegjës duhet të zgjedhin 25 asamblistë të rinj, e të cilët më pas, do të zgjedhin kryetarin e Komunës.

InDoks në këtë episod do të sjellë rrëfimet e njerëzve që u fshinë edhe nga regjistrat civilë. Heshtjen e dy shteteve shqiptare për procesin e zvogëlimit masiv të numrit të shqiptarëve në këtë qytet. Zgjedhjet që i dominon partia e presidentit Aleksandër Vuçiq. Personazhet e këtij dokumentari flasin pashmangshëm për një spastrim etnik të shqiptarëve në zemër të Evropës. Në shekullin 21