LIGJI I KAMIONIT TË MBETURINAVE

Një ditë mora një taksi dhe u nisa për në aeroport. Ishim duke ecur në korsi të drejtë kur papritmas një makinë e zezë u nis me shpejtësi nga një vend parkimi drejt nesh. Shoferi im i taksisë frenoi shumë shpejt, u tronditëm por shpëtuam nga makina tjetër për vetëm pak centimetra!
Shoferi i makinës tjetër u revoltua dhe filloi të bërtiste drejt nesh. Shoferi im vetëm buzëqeshi dhe e përshëndeti. Dua të them se u habita, ai ishte me të vërtetë miqësor.
Kështu që e pyeta: “Pse e bëre këtë? Ky djalë gati shkatërroi makinën tuaj dhe për pak na dërgoi në spital!”

Kjo ishte dita kur shoferi im më mësoi atë që unë tani e quaj, “LIGJI I KAMIONIT TË MBETURINAVE”!
Ai shpjegoi se shumë njerëz janë si kamionët e mbeturinave. Ata janë të mbushur plot me mbeturina, plot frustrim, plot zemërim dhe plot zhgënjim. Meqë mbeturinat e tyre grumbullohen, ata kanë nevojë për një vend për t’i hedhur ato dhe nganjëherë ata i hedhin ato mbi ju. Mos e merrni personale, vetëm buzëqeshni, silluni me mirësi dhe largohuni. Mos merrni mbeturinat e tyre dhe t’i përhapeni ato tek njerëzit e tjerë në punë, në shtëpi, ose në rrugë./MekuliPress /