Nike, sjell në treg atletet Adapt Huarache, të cilat janë një ridizajnim i modelit origjinal Nike Huarache, i lançuar për herë të parë në vitin 1991. Risia e këtyre atleteve është se marrin komanda nëpërmjet, Apple Watch dhe Siri, duke ju mundësuar kështu që të jeni më komod qoftë për të ecur apo qoftë për të lidhur apo hequr atletet tuaja.

Përdoruesit mund të flasin, nëpërmjet Apple Watch ose një iPhone dhe të thonë një frazë si “Siri, lësho këpucët e mia” për t’i hequr ato.
Adapt Huaraches, gjithashtu ofron forma të ndryshme të përshtatjes së atleteve tuaja në këmbë, ku nëpërmjet komandave mund t’i keni ato më të lirshme gjatë kohës që jeni në shtëpi, dhe më të shtrënguara apo të puthitura pas këmbës, kur jeni duke ecur apo stërvitur. Ashtu si këpucët Adapt BB, ju mund të zgjidhni dhe ndryshoni ngjyrën e dy dritave LED, që ndodhen në fund të atleteve.

Nike, ka deklaruar se modeli Adapt Huarache do të dalë në treg më 13 shtator përmes aplikacionit të tij SNKRS dhe tek shitësit me pakicë. Edhe pse ende nuk dihet çmimi zyrtar i tyre, mund të hamendësojmë, pasi kemi dijeni se atletet Adapt BB u shitën për 350 dollarë fillimisht.

Elefteria Zguri /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”