Sot bëhën plotë 16 vjet nga vrasja mizore e
ish-ministres se punëve të jashtme të Suedisë, Anna Lindh.
Anna ishte një grua dhe politikane jashtëzakonisht e fortë dhe e guximshme që fuqishem ngriti zërin e saj për çeshtje të rendësishme jo vetëm në Suedi por kudo në botë. Vrasja e saj nga një ekstremist serb tronditi gjithë botën, dhe posaçerisht Kosoven dhe shqiptarët për të cilët mbeshtetja e saj ishte jetike.
Anna Lindh ishte një nga ministrat e jashtëm evropian që me se shumti i bëri presion botës perendimore për të ndaluar spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.
E përkujtojmë me respekt dhe përulësi miken e madhe të shqiptarëve, kujtimi i të cilës është përjetësuar me lirinë e Kosovës.

?

Lëvizja VETËVENDOSJE! Norvegji