Gëzim Mekuli

Gazetaria shqipe është shndërruar në problem të madh. Ajo është e rrezikshme. Ajo nuk është e sinqertë, ajo edhe po na vret, ashtu sikurse edhe vet politika.

Media shqipe ka defekte të shumta. Kjo nuk është e përqendruar tek zgjidhja e problemit. Kjo po përqendrohet në drejtim të gabuar; në vend se të përqendrohet tek diagnostifikimi dhe tek zgjidhja e problemit, kjo po e ndërton dhe po e ushqen problemin.
Në vend se të debatohet se çfarë pasojash do të kenë për Ty dhe për Mua votimi per kandidatin e gabuar, që nesër do të na përfaqëson në Kuvend, gazetarët tanë, shkruajnë e përqendrohen në atë se çfarë pasojash “fatale” do të kenë votimet për ministrat e për kandidatët partiak.

E paparë! E paparë në sistemet demokratike, sepse gazetaria duhet të jetë e orientuar tek pasojat: pra tek pasojat që do përballohet populli nesër, po nuk u orientua drejtë e nuk u informua gjithëanshëm, e jo të shqetësohet për pasojat “fatale” të individëve partiakë.

Tjertra, dhe hiq më pak e rëndësishme: Gazetaria shqipe po orientohet në person, në subjekt e jo në proceset politike. Përqëndrimi i tepruar në person, përpara procesit dhe thelbit të ndodhisë, zvogëlon vlerat gazetreske në shumë mënyra:

  1. Mbiçmimi i personit para temës/ndodhisë largon përqendrimin e publikut nga a tema. Nëse bëhet përshkrimi i një konflikti politk, ekskluzivisht nga pikënisja në person, publiku humbë kuptimin për konfliktin dhe problemtikën e saj. Konflikti jonatyrshëm përzogëlohet e zhvlerësohet, ndërsa pesha e personit (shpesh konfliktuoz) zmadhohet e mbivlerësohet.
  2. Fokusimi në person mund të bëj politkën më pak të rëndësishme për popullin. Nëse kosumuesit e mediave fitojnë përshtypjen se politika bëhet vetëm përmes intrigave, kërcnimeve, rrahjeve të personave koridoreve e zyrave të sutdiove televizive, kjo mund të largon interesimin e popullit për kyçje në politkë e nesër në votime. Populli është i interesuar të kuptoj se vila parti politike mund të zgjidhë hallet e tij, si është situata e sigurisë në Kosovë, si është puna me “kufijtë e Serbisë dhe të Kosovës”, si është ekonomia e familjes, dhe si funksionon sigurimi shëndetësor. Mirëpo, nëse fokusimi në person është mbidominues, atherë humbet ndjenja për të debatuar, për tu kyçur, për të ndjekur politkën dhe për të votuar.
  3. Gjuetia pas të rrallës, intrigat e mbushura me konflikte mund të çojnë aty ku shumë çështje të rëndësishme politike nuk do të debatohen e nuk artikulohen para publikut.
  4. Fokusimi në person mund të avansoj një perspektivë “njëjëse”. Pra, çdo gjë duket si një seri e veçantë e izoluar dhe pa ndnonjë lidhshmëri logjike.
  5. Disa person fitojnë një vëmendshmëri të tepërt e të panevojshme mediatike. Fokusimi në “personat elitë” mund të jap një kuptimësi të shtrembër të shoqërisë. Kjo u jep lexuesve bindjen dhe mendimin se janë vetëm “një”, “dy” apo “tre persona” të veçantë që udhëheqin dhe drejtojnë me proceset politike në Prishtinë e në Tiranë, e, jo fuqia kolektive intelektuale dhe politike e popullit shqiptar.
  6. Fokusimi në person mund të duket edhe si budallallëk; kjo edhe apelon tek mentaliteti ynë; tek ndjenjat e jo tek logjika e arsyeja.

Për një debat më të mirë politik, si në Prishtinë e poashtu edhe në Tiranë do të duhej:

  1. Shfuqizimin e Diktaturës së opinionistëve/analistëve nëpër studiot televizive. Le të kemi më pak “gazetarë-specialistë”, të cilët do t’i tregonin popullit ”të vërtetën”.
  2. Hedhja në plehra e shumë udhëheqësve të emisinoneve debatuese, që paguhen me mijëra euro nga grupet e ndryshme të interesit. Këta udheheqës/moderatorë televiziv më shumë janë të interesuar të nxisin konfliktet personale në mes të të ftuarve në studiot e tyre, se sa të nxisin debate për tu sqaruar popullit se cila do të ishte (ndoshta) zgjedhja më e mirë e tyre për të votuar.
  3. Bërja e disa programeve të lajmeve dhe të debateve. Të krijohet hapsirë dhe kohë për debatet me mundësi spjegimi e argumentimi të mëtejshme publike për çështjet më komplekse politike, ekonomike, sociale e kombëtare.
  4. Të ketë ë shumë debat për media në media. Më shumë kritkë të gazetarëve për gazetarët. Është koha e fundit që gazetarët dhe redaktorët të zgjasin mandatin e tyre për kritikën; Të jenë kritik për gazetarët dhe redaktorët.

    Edhe njëherë, gazetarë, redaktorë e analistë: Keni menduar nëse ju po vrisni me fjalën tuaj! Keni menduar ndonjë herë nëse keni ndërsyer, ushqyrer e armiqësuar popullin? A e keni analizuar ndonjëherë se nga gazetaria e keqe, që ju po e prodhoni, po e pësojnë edhe qentë e pafatë e endacakë në Kosovë.

    /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”