Pjesëtari i grupit të Kumanovës, Muhamet Krasniqi, i njohur me emrin “Komandant Malisheva”, emër që e fitoj gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, sot përmes medias sociale facebook, ka bëre publike pakënaqësinë dhe revoltën e tij kundër vendimit të gjykatës së shkallës së dytë të Apelit të Maqedonisë Verore, shkruan e pavarura MekuliPress.

“Komandant Malisheva”, ndër tjerash thotë se, “ky shtet po don me i dhene vulen e ndarjes njiher e pergjithmon dhe ju therras te gjithve te punoni deri ne ndarjen e pjeses se ilirides dhe bashkimin e saj me Shqipërinë.”

Më poshtë keni reagimin dhe fjalën publike të luftëtarit për çlirimin e Kosovës, “Komandant Malishevës”:

“Vini re:
Sotë gjykata e shkalles dytë e Apelit na i vertetoj denimet edhe njihere ky shtet na tregoj se nuk ka drejtsi ndaj shqiptarve, as kur ishte Gruevski e as tani kur eshte Zaev te dyte jan nji lloj.
I nderuar popull Shqiptarë edhe njiher po deshmohet padrejtsi duke na vrarë për te dyten here gjithqka deri me sotë paska qenë loje politike edhe e udheheqesve te shtetit tonë sepse nuk paskan bere asgje per ta vendos drejtsin.
Ky shtet po don me i dhene vulen e ndarjes njiher e pergjithmon dhe ju therras te gjithve te punoni deri ne ndarjen e pjeses se ilirides dhe bashkimin e saj me Shqiperin.
Neve nuk do pranojm me asnji qmim qe te transferohemi ne kosove per vujtje te denimit denuar padrejtsisht dhe ti lejm vellezrit tan nga ilirida te vetem.
Edhe njihere fituan forcat pro ruse.
Do te qendrojm stoik e te forte.
Zoti e bekoft popullin Shqiptar .”