Duke folur për oponentët politikë ajo tha se po “prezantohen kakofoni nëpër studio televizive pallavra dhe fraza boshe që i kanë mësuar përmendësh”.

Sipas Osmanit “oponentët e mi tentojnë në studio televizive me nda pozita shtetërore. Dua t’ju them sot, le ta dëgjojnë mirë dhe ta mbajnë në mend, vetëm qytetarët e Kosovës e kanë fuqinë për ta përcaktuar se ku do të jetë LDK-ja dhe me besimin që po e marrim çdo ditë, ne do të jemi në krye të qeverisë së Kosovës. Ata që ndajnë pozita në studio televizive e injorojnë vullnetin e qytetarëve”.

Albin Kurti tha mbrëmë se Vjosa Osmanin do ta bëjë kryeparlamentare.