Gratë mund të interpretohen si të kërkuese ose madje edhe urdhëruese, por e vërteta është se gratë e forta gjithashtu mund të jenë shumë të ndjeshme dhe persona që i peshojnë mirë gjërat në mendime.

Nëse keni një grua të fortë në jetën tuaj – ose nëse jeni vetë një e tillë – atëherë duhet ta konsideroni veten me fat.

Këtu janë disa gjëra që ju mund të dëshironi të dini rreth grave të forta. Ndoshta do të filloni t’i vlerësoni edhe më shumë.

Ato kanë një rreth të ngushtë miqsh.

Gratë e forta janë më të mira se shumica në largimin e njerëzve nga jeta e tyre.

Këta mund të jenë njerëz që janë toksikë dhe negativë, ose ata thjesht mund të jenë njerëz me të cilët nuk “ngjisin” gjithashtu.

Si rezultat, ato shpesh kanë një grup më të vogël miqsh. Miqtë që ato kanë janë ata që me të vërtetë i vlerësojnë dhe i duan në jetën e tyre. Nëse keni një shoqe që është një grua e fortë, mund të jeni të sigurt që ajo ju dëshiron në jetën e saj.

Gratë e forta janë planifikuese të mira.

Një pjesë e të qënit një grua e fortë është aftësia për t’i bërë gjërat siç duhet. Ato shpesh janë shumë të orientuara drejt qëllimit, kështu që zakonisht bëjnë plane që u lejojnë atyre të arrijnë qëllimet e tyre.

Ato zhgënjehen nga planifikimi i dobët.

Meqenëse gratë e forta janë planifikuese shumë të mira, ato lehtë mund të zhgënjehen kur të tjerët nuk i planifikojnë gjërat siç duhet.

Atyre ju pëlqen kur kujdeseni të bëni plane konkrete përpara kohe, në vend që të përpiqeni të mblidheni në minutën e fundit. Për një grua të fortë, aktivitetet e rëndësishme kërkojnë planifikim të mirë.

Ndoshta kanë mjaft miq në rrethin e tyre.

Një grua e fortë ka kultivuar një rreth të mirë të miqve të ngushtë dhe nuk ndjen nevojë për të shtuar vazhdimisht në listë.

Ato janë të kënaqura me sistemin mbështetës që ata kanë dhe janë të kënaqura me jetën e tyre shoqërore. Mund të duhet shumë për ta fituar atë si një shoqe të re, por do të shpërbleheni mirë për përpjekjen.

Gratë e forta janë shumë të sigurta.

Gratë e forta kanë besim në vetvete. Ato kanë një sens të mirë të identitetit, dhe veprimet e tyre janë në përputhje me moralin dhe besimet e tyre. Ato nuk kanë nevojë të fitojnë njerëz, dhe u pëlqen të qëndrojnë të vërteta me veten e tyre.

Gratë e forta ngrihen për veten dhe të tjerët.

Gratë e forta janë të shprehura kur bëhet fjalë për përballjen me të tjerët pas një keqtrajtimi. Ato kanë një sens të fortë të moralit dhe etikë sdhe kur të ndodhë një padrejtësi ato patjetër që do të flasin.

Ato janë shumë pranuese.

Gratë e forta kanë pritshmëri reale nga vetja dhe të tjerët. Në mënyrë që të jetë në gjendje të vazhdojë më tej në jetë, ajo e di që së pari duhet të jetë në gjendje t’i pranojë situatat ashtu siç janë. Pas pranimit, ato janë në gjendje të shprehin ndjenjat e tyre.

Gratë e forta pëlqejnë të jenë beqare.

Një grua e fortë është vërtet në rregull me të qenit beqare. Ajo e di se është e mundur të gjejë dikë me të cilin të ketë një marrëdhënie pozitive dhe përmbushëse, por një grua e fortë nuk është e gatshme të kompromentojë lumturinë e saj vetëm për të krijuar diçka me dikë.

Burrat e pasigurt kanë frikë nga gratë e forta.

Nëse një burrë është i pasigurt, ai me siguri do të tmerrohet nga një grua e fortë. Kjo për shkak se cilësitë e saj si besimi dhe këmbëngulja e bëjnë atë të ndjehet i dobët dhe i kërcënuar.

 Ato pëlqejnë të bëjnë vetë lëvizjen e parë.

Kur gjejnë një mashkull që ata mendojnë se është i duhuri për ta, ato nuk e kanë problem që ta bëjnë vetë lëvizjen e parë. Gratë e forta e dinë që mund t’i frikësojnë burrat, kështu që nuk e kan problem për të bërë një lëvizje.

Ato admirojnë gra të tjera të forta.

Gratë e forta e shikojnë njëra-tjetrën si modele të roleve dhe burim frymëzimi. Ato janë bujarë me lëvdatat për gratë që i shohin si të forta dhe janë në gjendje të tërheqin forcën përmes admirimit të tyre ndaj të tjerave.

Ato festojnë forcën e grave të tjera.

Gratë e forta kanë të bëjnë me njohjen dhe manifestimin e forcës që shohin tek gratë e tjera. Ato inkurajojnë njëra-tjetrën.

Gratë e forta janë feministe.

Gratë e forta janë feministe të lindura. Nuk është një vendim i vetëdijshëm ose një filozofi që ato kanë adoptuar. Kjo për shkak të tipareve të tyre të personalitetit. Gratë e forta e konsiderojnë veten të barabartë nuk e kanl problem të luftojnë për atë që besojnë.

Gratë e forta vijnë nga gra të tjera të forta.

Forca tek gratë shpesh është një tipar familjar. Kjo për shkak se vajzat në familje rriten duke modeluar sjelljen e grave në familje, të cilat tregojnë tipare të forta si besimi.

Ato mësojnë që në moshë të re se këto cilësi janë të dëshirueshme tek gratë dhe ndërsa plaken ato bëhen modele për anëtarët më të reja femra të familjes.

Ato janë menaxhere të shkëlqyeshme.

Gratë janë mësuar të bëjnë shumë detyra për shkak të rolit të tyre në familje si ajo që ndihmon në mbarëvatjen e gjërave. Një grua e fortë është një mbikëqyrëse ose menaxhere e shkëlqyeshme sepse mund të shohë përtej “murit” ndërsa i drejton të gjithë drejt rrugës së duhur për të përmbushur qëllimet.

Gratë e forta janë në gjendje të shprehin atë që duhet të bëhet, dhe ato kanë një frymë të besimit që i frymëzon të tjerët ta ndjekin atë.

Nëse keni një grua të fortë në jetën tuaj, ju mund t’i njihni këto gjëra që ato bëjnë. Ju mund t’i kuptoni ato më mirë pasi të dini më shumë se çfarë po ndodh pas asaj armature të jashtme.

Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!