“Në Kosovë kemi një realitet te çuditshëm! Po t’i dëgjosh partitë politike kur flasin për rend dhe ligj dhe kundër korrupsionit, të mbushet mendja se qytetari i ka fajet, sepse partitë politike për vetveten secila mbetët e pastër, madje e citojnë vetveten edhe si shembull!!! Krejt çfarë duhet bërë partitë politike sot për drejtësinë, është që të mos vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën gjë siç e kanë bërë deri me sot dhe te tregojnë vullnet politik për pastrim (VETING) nga ekspertë të pavarur ndërkombëtarë, në mënyrë që ata/ato i cili nuk e kalojnë vetingun të mos thirren në PERSEKUTIM!”, ka shkruar Blakaj.

Ai ka thënë se nuk dëshiron të bëhet pjesë e fushatës parazgjedhore, por emri i tij është përmendur ditëve të fundit dhe thotë se e ndjen obligim të sqarohet për këtë.

“Kjo e fundit aq sa është tragjike është edhe qesharake …. por me sportivitet po i përgjigjëm kësaj pyetje: Kur ti kryeni dorëheqjet tjera nën betim mirësevini edhe tek unë…! Lidhur me pozitën e Kryeprokurorit, të gjithë e dimë se ka kritere, rregulla dhe procedura të veçanta (sepse është pushtet i ndarë) dhe askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund ta caktojë dikë në këtë pozitë sepse nuk është pjesë e ekzekutivit. Andaj nëse dikush tjetër e ka kuptuar ndryshe dhe mendon se është e mundur, e ka plotësisht gabim. Ashtu qe sekserët mos të lodhen dhe as mos të frikësohen se nuk kanë nevojë të harxhojnë energji për ndonjë arsyetim, se Leken aty e kanë… Ashtu që nëse, do këtë vullnet për Veting (herët apo vonë) dhe do aplikohet parimi i Meritokracisë jam i sigurt se zgjedhje do kishte mjaftë për çdo pozitë”, ka shkruar Blakaj.

Blakaj ka shtuar se nuk ka synim t’i qaset politikës pasi sipas tij si përfaqësues i drejtësisë nuk mund të jesh i pavarur dhe i paanshëm nëse e bën një gjë të tillë.

“Po ashtu, e konfirmoj se çdo veprim i ndërmarrë, NGA KUSHDO QOFTË, i cili do t’i shërbejë drejtësisë dhe përmirësimit të saj do jem i gatshëm ta përkrahë, sepse kjo ma kujton edhe një thënie te Dr. Prof. Esat Stavilecit i cili thoshte “Më shumë e përkrahi politikën e cila i ka rrënjët në drejtësi se sa drejtësinë e cila i ka rrënjët në politikë””, ka shkruar Blakaj.

Ishte fillimisht Albin Kurti që përmendi emrin e Blakajt duke thënë se nëse emërohet kryeministër do ta kthejë në Kosove për ta bërë kryeprokuror.

Në një intervistë në emisionin PRESSING në T7, kreu i Vetëvendosjes, ka thënë “Le të shkojë Lumezi, le të vijë Elezi”, deklaratë kjo e cila ngjalli shumë debat duke thënë se nëse Kurti do të jetë udhëheqës i ekzekutivit nuk mund t’i emërojë prokurorët.

Ndaj Kurtit reagoi Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për kryeministre, duke thënë se ajo që ka thënë Kurti është logjikë e Prontos. zetaExpress

Postimi i plotë i Blakajt:

Kohë fushate e çfarë nuk dëgjon njeriu!

Fatmirësisht që edhe në Kosovën tonë të dashur secili ka të drejtë ta shprehë mendimin e vet, pavarësisht për çka dhe në çfarë cilësie flet, por në të njëjtën kohë përmes atij mendimi na tregon edhe çfarë përfaqëson!

Në Kosovë kemi një realitet te çuditshëm! Po t’i dëgjosh partitë politike kur flasin për rend dhe ligj dhe kundër korrupsionit, të mbushet mendja se qytetari i ka fajet, sepse partitë politike për vetveten secila mbetët e pastër, madje e citojnë vetveten edhe si shembull!!! Krejt çfarë duhet bërë partitë politike sot për drejtësinë, është që të mos vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën gjë siç e kanë bërë deri me sot dhe te tregojnë vullnet politikë për pastrim (VETING) nga ekspert të pavarur ndërkombëtare, në mënyrë qe ata/ato i cili nuk e kalojnë vetingun të mos thirren në PERSEKUTIM!

Për të ardhur keq për personat e “pavarur” të cilët po transformohen e riciklohen për përfitime të ulëta në këtë kohë, e aq më shumë kur flasin për “Drejtësi”, edhe pse askush më mirë se ata nuk e din të vërtetën! Personat e tillë ta kujtojnë atë garuesin i cili noton në drejtim të rrjedhës se ujit dhe i gëzohet faktin se arriti ta kryej garën i pari, plotësisht i vetëdijshëm se gara DUHET të zhvillohet në anën e kundërt të rrjedhës se ujit!

Në drejtësi, “nuk mund te vish tek e drejta në mënyrë të pa drejtë”, e këtë duhet ta ketë parasysh secili që thirret, përfaqëson dhe zbaton drejtësinë. Në anën tjetër Meritokracia në Kosovë është standard i lartë – fatkeqësisht, e them këtë sepse personat “jokompetent” në Kosovë, jashtë vendit po konsiderohen të vlefshëm dhe investim i gatshëm për treg- E TMERRSHME!!!

Në asnjë mënyrë nuk dua të bëhem pjesë e fushatës parazgjedhore, mirëpo e ndjej obligim për të sqaruar disa paqartësi lidhur me pyetjet dhe kërkesat e shumta nga ana e gazetarëve të ndryshëm ditëve të fundit, lidhur me faktin se emri im është përmendur gjatë kësaj fushate në kontekste të ndryshme, nga pozita e kryeprokurorit e madje deri ne atë nivel “se paskam kryer vepër penale” sepse paskam dhënë dorëheqje përderisa detyrën jam zotuar ta kryej nën betim!

– Kjo e fundit aq sa është tragjike është edhe qesharake …. por me sportivitet po i përgjigjëm kësaj pyetje: Kur ti kryeni dorëheqjet tjera nën betim mirësevini edhe tek unë…!

– Lidhur me pozitën e Kryeprokurorit, të gjithë e dimë se ka kritere, rregulla dhe procedura të veçanta (sepse është pushtet i ndarë) dhe askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund ta caktojë dikë në këtë pozitë sepse nuk është pjesë e ekzekutivit. Andaj nëse dikush tjetër e ka kuptuar ndryshe dhe mendon se është e mundur, e ka plotësisht gabim. Ashtu qe sekserët mos të lodhen dhe as mos të frikësohen se nuk kanë nevojë të harxhojnë energji për ndonjë arsyetim, se Leken aty e kanë… Ashtu që nëse, do këtë vullnet për Veting (herët apo vonë) dhe do aplikohet parimi i Meritokracisë jam i sigurt se zgjedhje do kishte mjaftë për çdo pozitë!

– Po ashtu jam i vetëdijshëm se shumë kush ka pritur që do ta bëjë lëvizje në drejtim të politikës, mirëpo e konfirmoj se nuk kam pasur dhe nuk kam synime të tilla, sepse si përfaqësues i drejtësisë ASNJEHERE NUK MUND TE JESH I PAVARUR DHE I PAANSHËM NE SY TË QYTETARIT, pavarësisht pjekurisë profesionale. Po ashtu, e konfirmoj se çdo veprim i ndërmarrë, NGA KUSHDO QOFTË, i cili do t’i shërbejë drejtësisë dhe përmirësimit të saj do jem i gatshëm ta përkrahë, sepse kjo ma kujton edhe një thënie te Dr. Prof. Esat Stavilecit i cili thoshte “Më shumë e përkrahi politikën e cila i ka rrënjët në drejtësi se sa drejtësinë e cila i ka rrënjët në politkë”!

– Ndërsa lidhur me kthimin tim “e di që shumë kush e mirëpret e gëzohet”, jam deklaruar më herët për këtë çështje!

Në përfundim, përveç miqve dhe qytetarëve te shumtë, dua ti përshendes hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët të cilët në vazhdimësi po me shkruajnë dhe po interesohen, e për këtë ju falënderoj dhe u jam mirënjohës!