Të dielën në mbrëmje Tirana vërtetoi se milieti që e popullon jeton me rrjetet sociale dhe askush nuk merr përsipër t’i sugjerojë të bëjë të kundërtën.

Ndaj dhe skena si ato të largimit masiv nga kryeqyteti apo daljes në rrugë për t’i shpëtuar një tërmeti hipotetik që ishte lajmëruar se do ndodhte në 23 30 do mbahen mend si pjesë e një marrëzie kolektive në një vend që nuk i shpëton dot të qënit qesharak.

Edhe njëherë u bëmë gazi i botës.