Mos harroni! Tirana, më 6 tetor, në Kuvendin e Kosovës, mban numrin 45.

Pse Hysamedin Feraj?

Hysamedin Feraj është studiues e krijues i mendimit politik. Konstantja e studimeve të tij akademike dhe e veprimtarisë shoqërore: çështja kombëtare.
Profesori, themelues i degës së Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës, shquhet për thellësinë e mendimit të tij e për gjerësinë e erudicionit, e kush e njeh nga afër e di edhe sa i këndshëm është, me humorin e tij të hollë.
Njerëz të tillë janë pak dhe flasin me zë të ulët, madje kur vjen puna për të folur për vete, më shumë heshtin. Prandaj ata nuk i shohim shpesh në vitrinat ku shitet vetja, në media e në rrjete sociale.
Njerëz të tillë nuk shtyhen me bërryla e nuk vënë ndërkëmbësa, andaj rrallë i sheh në parlamentet që janë mbushur me mediokritet.
Do të ishte mirë sikur, jo vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE!, por edhe partitë e tjera të çonin në Kuvend dy-tre persona të nivelit të prof. Hysamedin Ferajt. Njerëz të tillë janë të domosdoshëm për ta krijuar lidhjen e fjalës politike me mendtë, siç e kërkon vetë nocioni “parlament”./MekuliPress /