Nga gjenocidet e Perandorisë Osmane në fillim të shekullit të 20-të,  veçohet gjenocidi i armenëve dhe ai i Pontëve Grekë. Më pak i njohur është gjenocidi i një etnie të tretë që neo-turqit synuan të zhdukin. Eurodeputeti grek, Kostas Mavridis ka bërë publike një bisedë me Tuma Celik, një anëtar i Partisë Demokratike të Popullit (HDP) që vinte nga komuniteti asirian.

Ky komunitet në fillim të shekullit të 20-të numëronte rreth 750,000 njerëz, ndërsa sot kanë mbetur rreth 30 000. Etnia asiriane u godit nga gjenocidet e osmanëve dhe neo-turqve që imponuan politikën e tyre mohuese ndaj popujve dhe etnive të tjera: Gjithçka që dallon nga “modeli” turk duhej asgjësuar dhe Celik  aktualisht lufton për njohjen e gjenocidit asirian.

Asirianët janë një komb me rrënjë antike në Lindjen e Mesme e më të gjerë, veçanërisht në Siri dhe Mesopotami, me tipare të identitetit të tyre modern, gjuhës aramaike dhe fesë së krishterë. Popullsia asiriko-siriane e Perandorisë Osmane ishte e përqendruar në kufirin juglindor të saj.

Turqia e Re përdori Kurdët (si etni myslimane) për të kryer shfarosjen e popullsive të krishtera, duke nisur nga marshimet famëkeqe të vdekjes në shkretëtirë, ku burrat u ekzekutuan në grupe, gratë u dhunuan, u masakruan dhe u mbytën. Me këto metoda u vra më shumë se gjysmën e asirianëve, ndërsa një tjetër arriti të ikë jashtë vendit. Vitet e fundit, Shteti Islamik shkaktoi një eksod të ri për ata që kanë mbetur pas. Së fundmi në ndërtesën e Parlamentit turk, Tuma Celik i HDP, deputeti  me prejardhje asiriane  u sulmua me grushta nga deputetët e Erdoganit kur ai po kalonte për në zyrën e tij.