Filozofia, e sjell rishtas te fama përmes Kantit… shpejt duhej të bëhej një objekt i interesave personale nga poshtë… forcat lëvizëse të kësaj lëvizje janë, në kundërshtim me të gjitha këto pamje dhe pohime solemne, jo ideali; janë në fakt qëllimet shumë konkrete, domethënë personale, zyrtare, klerikale, politike, shkurt, interesat materiale…

Interesat e partisë po nxisin me forcë penat e kaq shumë dashnorëve të kulluar të diturisë… E vërteta natyrisht është gjëja e fundit që ata kanë në mendje… Filozofia është keqpërdorur, nga ana e shtetit si një instrument, nga ana tjetër si një mjet fitimi… Qeveritë e bëjnë filozofinë një mjet shërbimi për interesat e tyre, ndërsa studiuesit me të bëjnë tregëti.

Pjesë e shkëputur nga libri “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj”