26 persona, mes tyre 2 gra shtatëzëna janë helmuar pasi kanë hapur zarfet me votat serbe që kishin ardhur në kuadër të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Në lidhje me këtë skandal, ka reaguar edhe Drejtori i ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Gjuriç .

Gjuriç, ka fajësuar Kosovën, dhe thotë se e gjithë kjo po bëhet për të manipuluar votat, dhe në kuvend të futen ato që ai i quan “serbët e Kurtit” ndërsa përmend Rajka Trajkoviçin. “Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, tha Gjuriç në një deklaratë për media.