Mbi 20 të vdekur është bilanci i deritanishëm i erës së fuqishme në Japoni. Rreth 140 janë lënduar, ndërsa 16 llogariten si të zhdukur.

Madje as anijet në limanin e Tokios nuk janë kursyer nga era e fuqishme dhe dallgët e ujit. Në një anije nga Panamaja ka vdekur një person, ndërsa shtatë të tjerë llogariten si të zhdukur. Autoritetet kanë regjustruar deri tani të paktën 48 rrëshqitje të dheut. Rreth 376.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elemtrike, ndërsa 14.000 shtëpi pa ujë, kumtoi një zëdhënëse. 4,4 milionë njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në lindje dhe verilindje të Japonisë. Më së shumti është goditur qyteti Kavasaki. Prej atje janë larguar rreth 910.000 banorë.

Në Tokio rreth 80.000 banorë kanë kaluar natën jashtë shtëpive, nga frika e përmbytjeve dhe rrënimeve. Trafiku i qytetit është dëmtuar, ndërsa rreth 800 fluturime janë anuluar për këtë të dielë. Më parë janë anuluar edhe rreth 1600 fluturime të tjetra. Edhe qarkullimi i trenave është ndalur në një pjesë të madhe të qytetit.