Qeveria në Damask nuk e ka konfirmuar marrëveshjen.

Turqia i konsideron luftëtarët kurdë, përtej kufirit të saj në Afrin, si terroristë dhe ka nisur ofensivë të madhe kundër tyre, muajin e kaluar.

Në Afrin, tash për tash, nuk ka prani ushtarake të Sirisë.
Badran Jia Kurd, zyrtar i lartë kurd, i tha agjencisë Reuters se ushtarët e qeverisë mund të hyjnë në Afrin brenda ditësh.
Marrëveshja e supozuar është raportuar edhe nga grupi i medieve kurde Rudaw