Rrugës për në Bruksel, kryeministri Rama ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale. Ai thotë se nuk është as pesimist, por as optimist për çeljen e negociatave. Por për Ramën një gjë është e sigurt, se Shqipëria në këtë proces sot ka mbështetjen më të madhe se kurrë.
“Qëndrimi i Presidentit Macron dhe Francës nuk përkon me të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare. Nuk jam as pesimist dhe as optimist por po bëhet maksimumi”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare së bashku me kryeministrin Zaev, janë nisur drejt Brukselit për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste progresiste të BE-së, në një format të krijuar nga partia socialiste evropiane, për të pasur sa më shumë aleatë për vendimin e 18 tetorit.