100 shqiptarë janë riatdhesuar pasi nuk u pranua azili në Francë, Gjermani dhe Belgjikë.

43 prej tyre që u riatdhesuan ishin nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania. 100 shqiptarët, kanë vendim për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.