Kancelarja gjermane Angela Merkel, nuk ka arritur ta bindë presidentin francez, Emmanuel Macron, të jetë pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Merkle tha se ata dy kanë diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur.

Nga ana tjetër, Macron tha se “do t’i përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme”.

Ai tha se pavarësisht përparimit të bërë në këto vende, duhet reformuar më parë procedura e reformimit.

“Unë ndaj të njëjtit vizion gjeopolitik dhe strategjik me kancelaren gjermane, dua t’u dërgoj një sinjal pozitiv këtyre shteteve, por duke parë këtë gjë më çon seriozisht për t’u thënë atyre: këtë herë jemi ne që kemi nevojë për pak më shumë kohë për të bërë gjërat me qetësi”, tha Macron.