Frika se historia mund të përsërisë veten po ndjek së fundmi Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Në fillimet e  viteve 2000, bordi përgjegjës i FMN për të kontrolluar ekonominë globale vërejti se bankat po merrnin rreziqe të mëdha mbi supe.

Duke parashikuar se rritja ekonomike do vazhdonte gjithmonë, bankat po jepnin shumë kredi duke mos ruajtur rezerva në kapitalin e tyre nëse gjërat do shkonin keq. Kur gjërat morën tatëpjetën në 2008-ën ndodhi ajo që quhet kriza ekonomike më shokuese që nga viti 1930.

Raporti i “Stabiliteti Financiar Global” tregon të dhëna të frikshme. Korporatat nuk shohin fund të periudhës së interesave të ulëta dhe janë zhytur në borxhe. Në rast të një recesioni, FMN vlerëson se në vendet e zhvilluara janë rreth 19 trilion borxhe, të cilat nuk mund të shlyhen – rreth 40% e totalit të detyrimeve.

Në këndvështrimin e FMN-së, këto shifra do të ndikojnë shumë negativisht në rastin e një krize financiare globale, duke ngadalësuar kështu në përqindje të madhe aktivitetin e bankave.

Dy vite më parë, FMN-ja mendonte se problemi nuk ishte dhe aq serioz, por në 12 muajt e fundit Bnakat Qëndrore kanë filluar sërish të lehtësojnë politikat e marrjes së borxheve dhe kjo ka ngritur kambanat e alarmit.

Momentalisht institucioni botëror financiar ka filluar të këshillojë qeveritë që do të ishte ide e mirë të rriste më shumë mbikëqyrjen dhe të ndalojë dhënien e borxheve në shuma të mëdha për korporatat, duke filluar që nga kjo periudhë dhe jo kur të jetë tepër vonë pas një tjetër krize.