Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka njoftuar se ka arritur në Kosovë raporti përfundimtar i ekspertizës së rastit të Astrit Deharit.

“Sot kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit nga Instituti në Lozanë të Zvicrës. Nuk e dimë çka ka përbrenda, sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Ne këtë do t’ia dorëzojmë prokurorit të rastit që do ta hapë dhe do të dorëzohet për përkthim”, ka thënë Shala