Një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në Prizren

Ai, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK të Prishtinës.

“Viktima derisa ishte duke punuar në një fabrikë të peletit është lënduar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, njofton Policia e Kosovës pa dhënë detaje shtesë rreth rastit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.