Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga vendimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE një tjetër lajm aspak i mirë vjen nga Brukseli.

Këshilli Evropian është mbledhur në Bruksel ku temë kryesore diskutimi janë Brexit, negociatat dhe Turqia. Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Urusula von der Leyen tha se është zhgënjyese dhe ndjen keqardhje për shtyrjen e zgjerimit të BE-së. Sipas der Leyen sot nuk ka shenja që të këtë vendim për zgjerimin e BE-së.

Kujtojmë se ditë e djeshme në një konferencë për shtyp bashkë me kancelaren Merkel, Presidenti i Francës, Macron, ka theksuar se Franca nuk heq dorë nga qëndrimet e veta politike.

E vetmja shpresë që I kishte mbetur Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ishte forca e kancelares Merkel dhe Gjermanisë për të ndikuar vendimin e Francës për negociatat. Mesa duket edhe kjo shpresë e fundit ka “vdekur”

Do ti përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme. Evropa është një shtëpi e bukur dhe e madhe e jona. Njëri prej pjesëtarëve vendosi të largohej. Në këto lloj rastesh dritat e bukura që ka shtëpia mund të duken të bukura nga larg. E përshëndes kurajon dhe reformat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Do flisja për një sinjal pozitiv, por Ballkani është tejet strategjik për Evropën. Duhet ta reformojmë procedurën. Unë po e shpall vizionin tim gjeopolitik para kancelares.” tha Macron.