Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Britani të Madhe ka takuar Ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikë, Christopher Pincher.

Sipas njoftimit të Kurtit, në takim është folur për raportet midis dy vendeve.

Sot në kuadër të takimeve në qeverinë britanike takova Ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikë, z. Christopher Pincher. Biseduam për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ekonomik midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Falenderova Ministrin Pincher për mbështetjen e shtetit të tij dhe ndihmën për vendin tonë në luftë e në paqe, për liri e pavarësi, si dhe për zhvillim, siguri, drejtësi e demokratizim. Ai na uroi për rezultatin dhe suksesin në zgjedhjet e 6 tetorit dhe shprehu gatishmërinë e interesimin për të vazhduar e intensifikuar raportet midis dy shteteve tona me t’u formuar qeveria e re.