Në artikullin e mëposhtëm të përkthyer nga Adhurim Sejdiu mund të lexoni një vështrim shumë interesant dhe hulumtues të gazetës swissinfo.ch nga autori Christian Raaflaub, në lidhje me të drejtën e votimit të diasporës në disa vende kryesore të BE-së dhe botës.
E drejta e votës dhe zgjedhjeve bën pjesë në fundamentin e shetësisë demokratike. Por si bëhet me qytetaret dhe qytetarët e një vendi që jetojnë jashtë shtetit?
Secili vend ka një praktikë ndryshe nga tjetri.Spektri shtrihet prej praktikisht refuzimit të plotë të kësaj drejte deri te zgjedhja e përfaqësuësve direkt në parlament.
Përfshirja e një bashkësie që jeton jashtë shtetit mund të ketë efekt të madh për një vend.
Në Itali vendosin fatin e zgjedhjeve diaspora italiane
Në këtë mënyrë italianët që jetojnë jashtë shtetit kanë ndikuuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006 në mënyrë të ndjeshme dhe atë menjëherë gjatë mundësisë së parë për dhënjën e votës nëpërmjet postës. 25 000 vota “të vockla” atje vendosin për fitore apo humbje.
Është kot të kërkohet një pasqyrë gjithëpërfshirëse e e të drejtës zgjedhore të qytetareve dhe qytetarëve jashtë vendit në gjithë botën, konstaton profesori i polotologjisë Rainer Baubock. Prandaj ekzistojnë vetëm shembuj.
15 vende te BE-së lejojnë votimin e diasporës
Sipas një hulumtimi, 13 nga 15 vendet “e vjetra” të Bashkimit Evropian u garantojnë qytetarëve të tyre që jetojnë jashtë shtetit, të drejten e votës në vendin e tyre të lindjës. Përjashtim përbëjnë Greqia dhe Irlanda.
Përfaqësim edhe nëse nuk ke lindur në atdhe
Madje shumë vende të drejten e votës u garantojnë edhe personave që asnjëherë nuk kanë jetuar në vendin e prejardhjës së prindërve të tyre, p.sh. Belgjika, Finlanda, Franca, Italia, Luksemburgu, Austria, Portugalia, Spanja apo edhe Zvicrra.
Edhe SHBA dhe Kanada sikur Zvicrra njohin mundësinë e votimit me postë.
Votim në konzulata apo ambasada
Shumica e shteteve të Amerikës Latine kërkojnë votimin pranë ambasadave ose konzullatave të tyre në vendet e banimit. (Argjentina, Brazili, Honduras, Kolumbia, Peru, Venezuela)
Udhëtim i mundimshëm
Pak më e komplikuar paraqitet çështja e votimit të diasporës turke, izraelite ose nikaraguane. Ata obligohen të votojnë në vend.
Baubock konstaton që për këtë arsye këto shtete u ngarkojnë qytetarëve të tyre të cilët jetojnë jashtë shtetit mundime më të mëdha, pjesërisht edhe shpenzime të larta për udhëtim.
Përfaqësim special
Hulumtimet e senatit francez dhe të atij australian dëshmojnë që disa vende madje shkojnë shumë larg në këtë drejtim. Pararendës janë Italia dhe Franca. Ata u garantojnë diasporës së tyre madje edhe përfaqësimin e drejtperdrejt në parlament nëpërmjet përfaqësusëve të tyre.
Në Francë 12 nga 33 ulëset në parlament u janë ndarë diasporës. Në Itali 12 nga 360 në dhomën e ulët dhe 6 nga 315 në senat.
Edhe Portugalia njeh përfaqësimin e bashkësisë së qytetarëve jashtë shtetit. Nga 230 vendet në parlamentin njëdhomësh janë të rezervuar nga dy vende për portugezët evropianë dhe për ata matanë detit. Një tjetër shembull i përfaqësimi të diasporës në Evropën perëndimore ështo Kroacia me 4 përfaqësues në parlament.